Protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë do të zhvillohet sonte me orar të ri. Organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protesta, e cila po mbahet për të 17-tën natë me radhë, do të nisë në orën 19:00.
Përmes një postimi, Haziri ka bërë të ditur ndryshimin e orarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në sheshin “Skënderbeu”.
“KUJDES – NGA SONTE NDRYSHON ORARI! ORA 19:00. Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Haziri.
Protesta do të vazhdojë edhe sonte në qendër të Prishtinës, ndërsa organizatori ka theksuar se bëhet fjalë për natën e 17-të radhazi.
“17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi sonte në ora 19:00!”, ka shkruar Haziri.