45 pacientë në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen ka rënë. Tutje bëhet e ditur se në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 69 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë” shkruante në një postim në Facebook të ShSKUK-së.

Kurse në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen më së paku pacientë, krahasuar me Spitalet e tjera të Përgjithshme në vend, vetëm dy të infektuar me COVID-19. Derisa Spitali i Pejës prinë me 63 të shtruar me koronavirus, pastaj Spitali i Gjilanit me 28, Spitali i Ferizajt dhe ai i Prizrenit me nga 23 pacientë, në Spitalin e Gjakovës ka një më pak, dhe në atë të Mitrovicës po trajtohen 15 pacientë.