50 minatorë që nga mbrëmë të ngujuar në

Rreth 50 minatorë kanë mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 9, 10 dhe 11 me rreth 900 metra nën tokë.

Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energji elektrike.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar Sami Uka, udhëheqës i Elektro Makinerisë në Trepçë. 

Ai tha se tashmë minatorët kanë filluar të dalin përmes shkallëve alternative, duke shtuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.