6 të vdekur dhe 317 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 317 raste të reja me COVID-19, ndërsa të shëruar janë 529 pacientë.

Numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 127,509 raste, numri i të vdekurve ka shkuar në 2,297 raste.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 96,129 njerëz.