65 pacientë të shtrirë në spitale me COVID-19, 3 në gjendje të rëndë

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 12 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë;

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë;

Dy në gjendje të rënduar;

13 të konfirmuar pozitivë;

12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, katër pacientë;

Spitali i Gjakovës, dy pacientë;

Spitali i Pejës, gjashtë pacientë;

Spitali i Gjilanit, dy pacientë;

Spitali i Ferizajt, zero pacientë;

Spitali i Mitrovicës, gjashtë pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, dy pacientë.