74 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës këtë të premte janë duke u trajtuar 74 pacientë me COVID-19.

Në postimin e spitalit në Facebook thuhet se nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Dy pacientë janë në respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.