795 pacientë të shtrirë në spitale nga koronavirusi, 51 në gjendje të rëndë

Ushtrues i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se aktualisht janë të hospitalizuar 795 pacientë dhe 51 prej tyre janë në gjendje të rënduar, në respiratorë.

Ai ka thënë se furnizimi me produkte dhe medikamente vazhdon të jetë i qëndrueshëm megjithë mungesat e herëpashershme, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për festat në fund të vitit do të ketë masa që i përgjigjen situatës aktuale dhe që parandalojnë përhapjen e virusit duke mos konkretizuar se cilat janë ato.

“Lirim të masave nuk do të ketë për fundvit. Jemi duke analizuar situatën ku mund të ketë lëvizje dhe ku mund të ketë shtrëngim deri në vendosjen e masave që i shohim të arsyeshme për ta ruajtur shëndetin publik”.

Ai tha se kryeministri Hoti po takohet me odat e bizneseve derisa ai me klerikë dhe ekipe të tjera për të menaxhuar situatën epidemiologjike gjatë festave.