Babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një person ka therur për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Ai tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare  është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.