Sunny Hill Festival

Sot tentativa e 28-të për ta konstituuar Kuvendin

Sot, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për tentativën e 28-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të, njofton Klankosova.tv.

Seanca e së enjtes nuk u zhvillua si rëndom, që ndodh pas 48 orësh, por pas 24 – orësh me dakordimin e të gjithë deputetëve që të pushojnë sot, për festën e Kurban Bajramit.

Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e gati dy muaj për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun.