Sunny Hill Festival

Ecja e shpejtë për 15 minuta në ditë mund të zëvendësojë kohën e kaluar në palestër

Nëse nuk ke kohë të shkosh në palestër, mos u shqetëso! Një studim i ri thotë se mjaftojnë vetëm 15  minuta ecje e shpejtë në ditë për ta ruajtur shëndetin.

Zakonisht rekomandohen 150 minuta në javë aktivitet i moderuar, por sipas autorit të studimit, Dr. Wei Zheng, edhe një ecje e shpejtë 15-minutëshe në ditë mund të sjellë përfitime të krahasueshme për shëndetin.

Në një studim me afro 85.000 pjesëmarrës, i zhvilluar nga viti 2002 deri në  2009 dhe i analizuar në vitin 2023, u gjet se personat që ecnin me ritëm të shpejtë për të paktën 15 minuta çdo ditë kishin rrezik prej gati 20 për qind më pak ndaj vdekjeve të parakohshme. Ndërkaq, ata që ecnin ngadalë për më shumë se 3 orë në ditë, kishin vetëm 4 për qind ulje të rrezikut.

Ekspertët theksojnë se ecja e shpejtë ndihmon në menaxhimin e peshës dhe nivelit të sheqerit në gjak, ul rrezikun nga kanceri, lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe përmirëson funksionin imunitar. Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut për demencë dhe përmirëson gjumin e cilësisë dhe strukturën e trurit.

Sipas ekspertëve, për të përfituar maksimalisht nga ecja, është e rëndësishme të ecësh me qëndrim të drejtë, të përdorësh krahët në mënyrë të koordinuar dhe të përfshihesh në frymëmarrje të vetëdijshme, për shembull duke thithur nga hunda dhe nxjerrë nga goja.

“Dua të theksoj se çdo formë ecjeje sjell përfitime, por ajo që vërejmë është se ecja e shpejtë, edhe për vetëm 15 minuta në ditë, sjell përfitime të konsiderueshme,” tha Dr. Zheng.