Dashi: Gjithçka do të shkëlqejë sot në jetën tuaj në çift. Do e joshni pa fund njëri-tjetrin dhe çastet e lumtura do të jenë akoma më të shumta se më parë. Edhe beqarët do të kalojnë një ditë të bukur dhe me disa takime interesante. Më vonë e dinë vetë ata se çfarë do të bëjnë. Në planin financiar do t’iu jepet mundësia ta përmirësoni situatën. Do të jeni edhe më të qetë.
Demi: Do e dashuroni aq shumë atë që keni në krah saqë do e keni shumë të vështirë të ndaheni edhe sikur për disa orë prej tij. Gjithçka do të jetë shumë e bukur në jetën tuaj sentimentale. Beqarët do të kenë shumë dëshira të çmendura, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk do t’iu realizohet. Financiarisht do të jeni me fat dhe do të arrini të kryeni investimet e dëshiruara.
Binjakët: Do e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asgjë që të bjerë kundër me idetë e tij. Bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë i fortë. Beqarët do bien në dashuri me shikim të parë me një ish të dashurin e një shoqeje. Mos lejoni që kjo t’iu pengojë të ecni më tej. Financat do të jenë delikate, kështu që duhet të merrni masa strikte për t’ia dalë.
Gaforrja: Urani do të ndikojë negativisht te jeta në çift gjatë kësaj dite. Do të keni goxha vështirësi me komunikimin dhe situata në ndonjë moment mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni beqare, mos hezitoni të joshni cilindo që do t’iu pëlqejë. Mos u kushtëzoni aspak nga pamja apo nga ato që do t’iu thonë miqtë. Financat mund të përmirësohen vetëm nëse kërkoni ndihmën e familjarëve.
Luani: Çështjet e zemrës nuk do të ecin ashtu si ju i kishit menduar. Mund të përballeni edhe me probleme serioze nëse nuk tregoheni të matur dhe të kujdesshëm me fjalët. Beqarëve do t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat më të bukura të dashurisë. Gjendja financiare do të vijë duke u përmirësuar. Do të keni mundësi të kryeni shpenzimet më të domosdoshme.
Virgjëresha: Sot dita do të jetë e mrekullueshme nëse bëni kujdes me xhelozinë dhe tregoheni disi më të hapur. Në të kundërt do të keni mosmarrëveshje të forta. Beqarët do të takojnë disa persona, por asnjëri nuk do t’ua mbushë mendjen sa për të filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do të jetë goxha e qëndrueshme. Nuk do të keni vështirësi për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
Peshorja: Do e vendosni dashurinë dhe partnerin mbi gjithçka tjetër sot dhe priten momente mjaft entuziazmuese me të. Shfrytëzojeni çdo minutë. Beqarët ka mundësi të arrijnë ta bëjnë për vete personin që aq shumë kanë pëlqyer, por që dikur ai nuk u jepte shpresa. Ja që gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë mbarë.
Akrepi: Pas një kohe të gjatë me probleme dhe vështirësi në çift, sot situata do të fillojë të stabilizohet. Do të kërkoni falje për gabimet që keni bërë. Beqarët do të jenë sharmantë dhe joshës. Kjo do i bëjë të marrin propozime pa fund dhe do të mund të bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do të jenë të mira, megjithatë yjet këshillojnë sa më shumë maturi me shpenzimet.
Shigjetari: Do kërkoni të jeni autoritarë sot mbi atë që keni në krah dhe kjo mund të çojë në konflikte të ashpra. Nëse vazhdoni kështu nuk keni për të shkuar shumë gjatë si çift. Beqarët ndryshe nga të dashuruarit do të takojnë persona tërheqës me të cilët do të kalojnë çaste të mrekullueshme. Gjendja financiare do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet.
Bricjapi: Do të dashuroheni ashtu si vetëm ju dini sot dhe çdo gjë do të shkojë për mrekulli. Partneri madje mund t’iu mahnisë me një surprizë të madhe në orët e mesditës. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të dalin nëpër takime sepse jo gjithmonë u jepen mundësi të tilla. Financat do të jenë të dobëta. Vetëm duke ulur në maksimum shpenzimet mund t’ia dilni.
Ujori: Ka rrezik që jeta në çift të ketë ndërlikime gjatë kësaj dite. Do të keni mendime të ndryshme në lidhje me disa çështje dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje. Mos u tregoni kokëfortë. Beqarët nuk do ta mbajnë mendjen aspak te krijimi i një lidhjeje dhe nuk do të mërziten kur të mbeten me të njëjtin status. Në planin financiar duhet thjesht pak më tepër maturi.
Peshqit: Ka rrezik që gjërat të ndërlikohen sot në jetën tuaj në çift. Asgjë nuk do të ecë si e keni parashikuar dhe në disa momente debatet do të jenë shumë të forta. Beqarët nuk duhet t’u besojnë disa të njohurve që do t’i nxjerrin nëpër takime sepse mund të kërkojnë t’u bëjnë keq. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe sepse ende gjendja nuk do të jetë aq e qëndrueshme.