Bota e biznesit në Kosovë ka pësuar një humbje të madhe. Afaristi i njohur, Muharrem Ahmeti, pronar i kompanisë “Tricom”, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i cili me pikëllim ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe afaristit të njohur Muharrem Ahmeti. Ai ishte njeri i ndershëm, punëtor i palodhur dhe biznesmen me vizion, që la gjurmë të pashlyeshme në ekonominë e vendit. Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e bizneseve të Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën,” ka deklaruar Shahini.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit, duke përfunduar me fjalët: “U prehtë në paqe miku ynë, Muharrem Ahmeti.”