Dashi (21 mars – 19 prill)
Sot do të jeni më të përqendruar se kurrë në objektivat personale. Një mundësi profesionale që keni pritur prej kohësh mund të rikthehet në skenë, ndaj mos e neglizhoni. Në dashuri, partneri do kërkojë më shumë vëmendje nga ju, tregohuni të sinqertë dhe mos lini hapësira për keqkuptime. Në aspektin financiar, një vendim i mençur do t’ju shpëtojë nga një shpenzim i panevojshëm.
Demi (20 prill – 20 maj)
Energjia e ditës do të jetë e përqendruar te stabiliteti. Do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt për drejtimin që po merr jeta juaj. Në punë, një bashkëpunim i ri mund të rezultojë më i vlefshëm se sa mendoni. Në dashuri, është momenti i duhur për të forcuar lidhjet që kanë kaluar periudha të paqarta. Shëndeti i mirë, por mos e teproni me ushqimin.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Dita do të jetë aktive dhe plot lëvizje. Do të merrni lajme të mira që lidhen me një projekt të lënë përgjysmë. Megjithatë, tensionet me disa persona në punë mund të rishfaqen, ruani qetësinë. Në dashuri, beqarët do kenë mundësi të njohin dikë interesant nëpërmjet një shoqërie të përbashkët. Kujdes me gjumin, mos e neglizhoni pushimin.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Një ditë reflektimi dhe vendimesh të rëndësishme. Mund të ndiheni të lodhur emocionalisht, por do të kuptoni se çdo sfidë që keni kaluar po ju bën më të fortë. Në punë, një ide e juaja do të marrë vlerësime pozitive. Në dashuri, një bisedë e sinqertë me partnerin do zgjidhë një keqkuptim të vjetër. Kujdes me shpenzimet spontane.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Sot do të shkëlqeni! Çdo gjë që merrni përsipër do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Në punë, mund të merrni një vlerësim publik apo një ofertë që e keni pritur. Në dashuri, është dita perfekte për një gjest romantik. Financat po përmirësohen, por mos e teproni me vetëbesimin, ruani ekuilibrin.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Qetësia dhe logjika do t’ju shoqërojnë sot. Në punë, do të keni mundësi të rregulloni diçka që ka shkaktuar vonesa kohët e fundit. Në dashuri, beqarët do të jenë më të hapur për njohje të reja. Shëndeti është i mirë, por trupi kërkon më shumë kujdes fizik, filloni ditën me aktivitet të lehtë sportiv.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një energji të veçantë dhe shumë magnetizëm. Sot është dita juaj për të marrë vëmendje, për të folur, për të bindur. Në punë, mund të merrni lajme për një projekt që kishte ngecur. Në dashuri, lidhjet afatgjata forcohen, ndërsa beqarët do ndihen gati për një histori të re. Kujdes me shpenzimet luksoze.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Dita nis me pak tension, por do mbyllet me qetësi. Në punë, mund të përballeni me vonesa ose mosmarrëveshje të vogla, por do t’i zgjidhni me diplomaci. Në dashuri, partneri mund të shfaqë pasiguri, mundohuni ta kuptoni më shumë. Financat janë në përmirësim, por një planifikim më i kujdesshëm do t’ju ndihmojë shumë.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Një ditë pozitive për marrëdhënie, udhëtime dhe komunikim. Do të ndiheni të frymëzuar dhe plot ide të reja. Në punë, iniciativat tuaja do të marrin mbështetje. Në dashuri, është dita e duhur për të bërë plane të përbashkëta me partnerin. Beqarët mund të takojnë dikë që i surprizon. Kujdes vetëm me harxhimet e papritura.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Sot do të përqendroheni në stabilitetin financiar dhe organizimin e punëve të lëna pas dore. Do të ndiheni më të vendosur për të mbyllur çështje që ju kanë lodhur. Në dashuri, partneri do të kërkojë një bisedë të hapur, mos e shmangni. Shëndeti në përgjithësi i mirë, por trupi ka nevojë për më shumë pushim.
Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Dita do të sjellë zhvillime pozitive në fushën profesionale. Një ide që keni propozuar më herët mund të marrë miratim. Në dashuri, është momenti për të sqaruar ndjenjat, mos lini asgjë të pazgjidhur. Financat janë stabile, por shmangni investimet e rrezikshme. Një lajm i papritur nga një mik i vjetër mund t’ju gëzojë.
Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Emocionet do të jenë në qendër të ditës. Do ndiheni të lidhur shpirtërisht me njerëzit e afërt dhe mund të merrni një lajm që ju prek. Në punë, do të keni sukses në detyra që kërkojnë kreativitet. Në dashuri, mund të lindë një lidhje që nis si miqësi e përfundon me ndjenja të forta. Kujdes me shëndetin, mos e neglizhoni gjumin dhe hidratimin.