Lorik Maxhuni, kandidati më i votuar nga radhët e PDK-së në Vushtrri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Vushtrri, Lorik Maxhuni, ka dalë si më i votuari nga radhët e partisë së tij në zgjedhjet e fundit lokale, duke siguruar 842 vota nga elektorati vushtrrias.

Në një reagim pas publikimit të rezultateve, Maxhuni ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët, duke thënë.

“Faleminderit 842 zemra, që më bënë njeriun më të votuar në Vushtrri. Faleminderit për çdo votë, për çdo fjalë e për çdo shpresë që më keni dhënë. Le ta vazhdojmë këtë rrugë bashkë me Ferit Idrizin, me punë, me guxim e me dashuri për Vushtrrinë tonë. Unë s’do të jem as më i lartë, as më i veçantë, veç më i përulur, më i detyruar t’ia kthej qytetit tim me punë këtë besim”, ka shkruar Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë Lorik Maxhuni, raporton Gazeta Stop.

Rezultati i arritur e rendit Maxhunin ndër emrat më të mbështetur të PDK-së në Vushtrri, pas kryetari Ferit Idrizi, duke reflektuar besimin e qytetarëve në angazhimin dhe përkushtimin e tij politik.

Ndryshe, në balotazhin e 9 nëntorit Ferit Idrizi i PDK-së, do të përballët me Sylejman Mehollin e VV-së që është renditur i dyti.