Xhavit Haliti

AKB: Mbi 1 miliard dollarë humbje në ditë nga bllokadat kufitare

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) paralajmëron se bllokadat në pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor, të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga Bashkimi Evropian, po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave me BE-në.

Sipas AKB-së, qindra kamionë janë të bllokuar, mallrat po vonohen dhe bizneset po përballen me humbje të mëdha financiare. Transportuesit po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar me realitetin e rajonit, ndërsa protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave.

AKB kërkon urgjentisht zbatim fleksibil të EES për Ballkanin Perëndimor, rritje të kapaciteteve në pikat kufitare dhe dialog të menjëhershëm me transportuesit dhe bizneset, duke paralajmëruar se çdo ditë vonesë sjell humbje të reja milionëshe.