Xhavit Haliti

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për seancën konstituive të Kuvendit e cila do të mbahet të mërkurën nga ora 12:00, me ftesë të presidentes Osmani.

Ai ka shprehur besimin se do të shkojë gjithçka mirë, duke mos ju përgjigjur pyetjes lidhur me votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe

“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha Kurti.