Moti sot i vranët, temperaturat deri në 9 gradë

Dita sot pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.