Pas dy raundesh negociatash që përfshijnë një periudhë disa-javore dhe disa takime mes liderëve politikë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmendur të enjten për herë të parë një emër për pozitën e Presidentit.
Të enjten, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se ndonëse nuk është diskutuar brenda takimeve Abdixhiku-Kurti, kryetari Lumir Abdixhiku është “kandidati i parë që ne e mbështesim”.
Përkrahja për Abdixhikun, deklaroi Haziri të enjten në një intervistë në Tëvë1, derivon sipas “rregullës së parë”.
“Kandidati i LDK-së është kandidati i parë që në e mbështesim dhe kjo nuk është diskutuar, sepse në rastin tonë nuk është diskuar për emra për të përveçëm. Kur është diskutuar për emra konsensual kanë qenë përtej partive. Por e kuptuam që me PDK-në është diskutuar edhe për emra të përveçëm”, tha Haziri.
Ai, po ashtu u shpreh se nëse ka marrëveshje me LVV-në, përveç 15 votave të deputetëve të tyre do të siguronin vota edhe nga partitë e tjera.
Haziri ka zbuluar se në takimet e raundit të dytë të negociatave për presidentin mes liderëve partiakë Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti nga Vetëvendosje, është diskutuar për marrëveshje gjithpërfshirëse mes dy partive.