Mot i vranët me intervale me diell, mundësi për reshje lokale shiu

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale me diell gjatë ditës, raporton Gazeta Stop.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 19 dhe 22 gradë Celsius.

Po ashtu, era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.