Një person është arrestuar të enjten nën dyshimin për dallavere në një tender për furnizime me pajisje për Policinë e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Sipas dyshimeve fillestare, N.R., po hetohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Nuk janë dhënë detaje të tjera se për cilin tender bëhet fjalë.