Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin trgjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42.

Tre persona të përfshirë në aksident janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit të spitalit, njëri prej pacientëve është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe masave të ndërmarra për shpëtimin e tij, ai ka ndërruar jetë.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, por aktualisht janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

http://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.gazetastop.com%2Fnje-i-vdekur-dhe-tre-te-lenduar-aksident-mes-tri-veturave-ne-kliqine-te-pejes%2F%3Ffbclid%3DIwcGRvZgFleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeskyRDU9_TPzruwoHwa9DOMx5RxwTaxI2I-2lejtPT9x3jp-XBOIZKxAziyQ_aem_xIoOaT96ZiHBHXzce9xj3Q&h=AUDlnz4JEfeSAmrL3nhXXnfpeYcLunP1wTJujbkfRN21sYCx3i-rmBZFEWzqcQxNIzj64S3Lg3rAeVf0hK86zYrJ126wMbmtkRMoFj_zOTl9IaNeH7UKz0ZWSr-sk1CBZU9ZPdjIXAf8kw&__tn__=%2CmH-R&c[0]=AUDtO_lSV_N5f_93SFZll2dGuvfdC83dTXkwhwkVo4dtQHFkpqN5LwoseCXjhhKO4CvjskkxaD0EajhkVondOqYGEpJPhYS9equURevfKeysvAESL7QCt0lXZCrTC9TqxoGqKn9YeA-xWeJMVB577BWkEg3Opt6ifwdKSpmMTUaNBbzZ0UAKoYal8PlokO2bsdNa6g84K8DVvYwhPnvfkcV0SA

Spitali i Përgjithshëm në Pejë i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës.

Njoftim i plotë nga Spitali:

Tre pacientë janë pranuar sot në mëngjes në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Me këtë rast, familjes dhe të afërmve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.