Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës mund të merren vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues, në të kundërtën sipas tij, do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.

Deda në një postim në Facebook shkruan se nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës

Kështu do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.

Sot LVV dhe PDK munden me u marr vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues. Në të kundërtën nuk ka asnjë garanci për sjellje ndryshe nga akterët e njëjtë pas zgjedhjeve në nëntor.

Por ka një garanci tjetër – ajo e dështimit kolektiv dhe humbjes së çfarëdo mundësie për çfarëdo suksesi në vendin tonë, duke përfshirë edhe çështjen kryesore – moslejimin e kriminalizimit të luftës së drejtë për liri.