Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur komunikim me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa ka përsëritur kërkesën për thirrjen e seancës së Kuvendit.
Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se kërkesa e tyre është që të votohet në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara.
“Jo, nuk kemi pasur komunikim. Kërkesa jonë është e qartë: të thirret seanca, ligji të votohet në lexim të dytë. Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë. Nëse ka pasur çfarëdo pengese apo çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë?”, deklaroi Hamza për EkonomiaOnline, përcjell Gazeta Stop.
Kryesia e PDK-së është mbledhur në orën 10:00, ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon në mesnatë.