Qeveria i drejtohet për herë të parë Presidentes Shiroka Pula me një kërkesë

Qeveria e Kosovës i ka drejtuar sot kërkesën e parë zyrtare Presidentes së re, Justina Shiroka Pula, një ditë pas marrjes së detyrës.

Në mbledhjen e gjashtë të Qeverisë, të zhvilluar më 8 tetor, është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes Shiroka Pula autorizimin për ministrin e Financave që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).

Marrëveshja lidhet me financimin e projektit për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.

Kjo është kërkesa e parë e Qeverisë drejtuar Presidentes Shiroka Pula pas inaugurimit të saj më 7 tetor.

Vendimi i Qeverisë i hap rrugë procedurës për autorizimin presidencial dhe nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

Presidentja Shiroka Pula u zgjodh nga Kuvendi më 6 tetor me 81 vota, ndërsa një ditë më vonë u zhvillua ceremonia solemne e inaugurimit të saj.