Rikthehet uji sot në disa lagje të Prishtinës, pas ndërprerjes për shkak të defektit

Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pritet të kenë sërish furnizim me ujë gjatë ditës së sotme, pas ndërprerjes së shkaktuar nga dëmtimi i një gypi të ujësjellësit.

Sipas njoftimit të mëhershëm, dëmtimi ka ndodhur në një gyp me diametër DN 150 milimetra, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për sanimin e tij.

Ndërprerja ka prekur këto rrugë dhe zona:

  • Rruga “Hyzri Talla”
  • Rruga “Ilir Durmishi”
  • Rruga “Besa”
  • Rruga “Fadil Ferati”
  • Zona e qendrës tregtare

Rikthimi i furnizimit me ujë është paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.

Konsumatorët pritet të kenë furnizim të normalizuar pas përfundimit të ndërhyrjeve nga ekipet teknike.