Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër persona kanë vdekur pasojë e COVID-19.
Gjithashtu ky institucion ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, 281 persona janë infektuar me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.
“Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”.
Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.