Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 1397 testime, nga të cilat 311 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona të prekur me COVID-19, ndërsa janë shëruar 85.
Aktualisht në spitale janë të shtruar 289 persona, ndërsa rastet aktive janë 8618, shkruan A2 CNN.
Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.