Një 17-vjeçare është dhunuar seksualisht në fshatin Budakovë të Suharekës, dje rreth orës 18:00.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj tha se 17-vjeçarja në praninë e prindit të saj në polici, ka deklaruar se është dhunuar derisa kishte qenë e vetme në shtëpinë e saj në këtë fshat.
“Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda, si dhe është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, tha ai.