Lista e propozuar për Kryesinë e re të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

Memli Krasniqi i ka propozuar Këshillit Drejtues, përbërjen e udhëheqjes së re të PDK-së.

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.

Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:

Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Pas mbarimit të mbledhjes, Memli Krasniqi pritet të mbajë konferencë për medie.