Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka treguar prapaskenat e propozimit të kandidaturës së akademikes Justina Shiroka Pula për presidente të Republikës së Kosovës.
Ai u pyet nëse kishte biseduar drejtpërdrejt me tashmë presidenten.
Hamza sqaroi se nuk e kishte telefonuar vetë atë, por se kjo bisedë ndodhi përmes një ndërmjetësi tjetër.
“E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë: zonja Shiroka-Pula, të cilën profesoreshë e kam pasë, i kanë thënë jemi në mundësi me të propozu dhe me qenë presidente. Pas atyre bisedave ka pranu dhe ne jemi pajtu”, tha Hamza.
Ai theksoi se emri i Shiroka-Pulës nuk ishte diskutuar zyrtarisht në PDK para këtij propozimi.
“Asnjëherë në PDK zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës për me qenë presidente”, deklaroi Hamza.
Ndryshe, Shiroka Pula mori 81 vota për dhe u zgjodh kryetare e shtetit në minutat e parë të 7 tetorit.