Sunny Hill Festival

A do t’i rikthehet politikës pas Hagës? Thaçi: Shërbimi publik është jeta ime

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga në Rubikon ka folur edhe për jetën që do ta bëjë pas lirimit.

Thaçi tha se nuk i mungon aktiviteti politik, teksa me sarkazëm tha se “ndoshta as unë politikës”, teksa paralajmëroi se nuk e paraqet garuesin e as rrezikun politik për askënd.

“Nuk më mungon aktiviteti politik, ndoshta as unë politikës. Megjithëse politika si zanat është shumë e mirë. Edhe pse sot paguaj çmim politik, mua më pëlqen dhe e dua”.

“U përkulem gjithmonë qytetarëve të Kosovës për besimin që më dhanë për mbi dy dekada. Nuk paraqes garuesin e as rrezikun politik për askënd. Por, shërbimi publik është jeta ime”, tha Thaçi.

Tutje, ai tha se rikthimi në familje për të është i pasfidueshëm, ndërsa për sa u përket gjërave të tjera, tregoi se do ta bëjë angazhimin që burgon nga pasioni i tij.

“Do bëj atë që më do zemra. Jeta politike nuk paraqet preokupim dhe nuk më mungon. Jam i tejpërmbushur; kam qenë lider studentor, luftëtar lirie, shef opozite për vite, disa herë kryeministër, zv.kryeministër, ministër i jashtëm dhe President. Detyrat para Atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”, tha Thaçi.