A është e mundur që ushqimet e caktuara ta rrisin qarkullimin e gjakut?

Ka shumë arsye bindëse për përfshirjen e ushqimeve vazodiluese në dietën tuaj, një term që i referohet përbërësve të njohur për faktin se e ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut dhe nxitjen e qarkullimit të gjakut.

Shanset janë të mëdha që disa nga këto ushqime të pasura me lëndë ushqyese, tashmë janë pjesë e dietës suaj. Panxhari dhe lëngu i panxharit, qepët, hudhrat, zarzavatet me gjethe, agrumet dhe manaferrat janë të gjitha vazodilatorë natyralë, siç janë erëzat si kanella, speci kajen dhe shafran i Indisë. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3, si salmoni dhe arrat.

Shumë nga këto ushqime vazodiluese thuhet se përmirësojnë rrjedhën e gjakut, duke stimuluar prodhimin e oksidit nitrik nga trupi, një përbërës që relakson muskujt e vegjël në enët tona të gjakut dhe i bën ato të zgjerohen. Domatet dhe xhenxhefili po ashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke i kundërshtuar efektet e enzimave që ngushtojnë enët e gjakut.

Ruajtja e qarkullimit të mire të gjakut është thelbësore për shëndetin tonë. Gjaku furnizon trupin me oksigjen dhe lëndë ushqyese që i mbajnë të gjitha organet dhe muskujt të funksionojnë siç duhet. Dhe, ndërsa gjaku rrjedh nëpër venat dhe arteriet tona, ai gjithashtu largon dioksidin e karbonit dhe mbeturinat tjera nga trupi.

Nga ana tjetër, qarkullimi i dobët i gjakut shpesh shoqërohet me ngërçe të muskujve. Një simptomë tjetër identifikuese mund të jenë edhe duart dhe këmbët e ftohta.

Ndërsa, ngrënia e ushqimeve vazodiluese e ndihmon përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në muskuj, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që ju bënë të ndiheni më të ngrohtë, thonë ekspertët.

Sipas tyre, nëse gjithmonë keni ftohë mund të jetë indikacion se vuani nga mungesa e vitaminës B dhe në veçanti vitaminës B12, çka shoqërohet edhe me nivele të ulëta të energjisë.