A po konfirmohet lidhja? Bora fillon të ndjekë në ‘Instagram’ mamin e Donaldit

Bora Zemani vazhdon të përfolet në media. E tash e sa ditë ajo po përfolet për një rikthim me Donald Veshajn.

Derisa detajet e të dyve po shikohen me kujdes, një tjetër detaj ka marrë vëmendje të madhe.

Nëna e Donaldit së fundi ka hapur një llogari personale në ‘Instagram’.

Dhe ajo që bie në sy është se moderatorja shqiptare e ndjekë atë në ‘Instagram’ dhe anasjelltas.

Kjo mund të jetë një shenjë që Bora dhe Donaldi janë kthyer krah njëri tjetrit, por edhe opsioni tjetër që rrespekti mes nënës së Donaldit dhe Borës vazhdon të mbetet i njëjtë.

Kujtojmë se dhe në natën finale,veshja që mamaja e Donaldit kishte zgjedhur nuk u komentua pak pasi ngjasonte shumë me fustanin që Bora veshi kur takoi Donaldin./