Aksident i rëndë trafiku në Malishevë – lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenoc – Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 11:00 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drenoc – Malishevë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në trajtim mjekësor”, pohoi ai.

Gjurkaj tha se në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca.