AAK do ta mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Pas takimit, Haradinaj tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën, e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.

 Deri te inicimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë erdhi pas shkarkimit të Agim Veliun nga pozita e ministrit nga kryeministri Albin Kurti.