Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas regjistrimit me Grupin Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se një person që nuk i ka votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendi të Kosovës, nuk duhet të marrë këtë pozitë.
Kështu ai u shpreh kur u pyet se a janë të gatshëm që më 15 prill të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës në radhë të parë fare. Pra, minimalisht duhet t’i ketë 61 vota, më pas shihemi për gjëra të tjera”, ka thënë Abdixhiku.