Adrola Dushi shfaqet nga bregdeti i jugut, duket mahnitëse

Modelja Adrola Dushi po shijon rrezet e diellit dhe plazhet e kristalta në jugun e Shqipërisë.

Në një foto ku tregon linjat trupore, për të cilat është vlerësuar gjithnjë, teksa bën një dush të ftohtë buzë detit, modelja shkruan: “Mendja është si uji. Kur është e turbullt, është e vështirë të shohësh. Kur është e qetë, çdo gjë është e qartë”.

Me disa poza të tjera të postuara në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja shfaqet në det pranë gurëve me një fustan të zi të tejdukshëm.

Adrola po kalon këtë periudhë në Shqipëri, ndërkohë që prej vitesh është zhvendosur bashkë me djalin e saj në Amerikë.