Aeroporti i Prishtinës në 2022: Rreth 3 milionë udhëtarë dhe afro 22 mijë fluturime

Gjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti.

Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, nderkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit.

Top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën.