Afërdita Dreshaj publikon fotografi provokuese në bikini nga pushimet me bashkëshortin në Mykonos

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo së bashkë me burrin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, kanë zgjedhur ishullin grek Mykonos për pushimet e tyre të verës.

Dreshaj e cila është e ndjekur nga afro 320 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, kujdeset që herë pas here të ndajë me ta fotografi nga jeta e përditshme apo aktivitetet e ndryshme.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare publikoi disa imazhe të reja, ku dukej mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtë të bardhë gjatë një mbrëmje verore.

“Pamja më e mirë e ditëlindjes time”, shkroi Afërdita në mbishkrimin e këtyre fotografive, referuar kështu ditëlindjes së 36-të të cilën e kremtoi pak ditë më parë.

Afërdita ndërkohë u kujdes që ditë më parë të ndante me ndjekësit e saj edhe të tjera fotografi provokuese nga pushimet, ku mund të shihej duke theksuar linjat e saj të përsosura trupore.

Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Super Star” mund të shihet duke i dhuruar një puthje të zjarrtë bashkëshortit të saj.

Afërdita Dreshaj ka kohë që bën një jetë përtej oqeanit dhe ka kohë që është tërhequr nga muzika dhe modelingu.