Ahmeti thotë se nga e mërkura do të mbyllen Qendrat për të Moshuarit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se për shkak të rrezikut nga virusi korona, prej nesër do të merren masat parandaluese, derisa Qendrat për të Moshuarit do të mbyllen përkohësisht.

“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”.