Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Aida Dërguti i është bashkuar PDK-së.
Përmes një postimi publik, Hamza e ka cilësuar Dërgutin si një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, e cila për vite me radhë ka qenë e angazhuar në shërbim të Kosovës, shkruan Gazeta Stop.
“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane”, ka shkruar Hamza.
Ai ka theksuar se Dërguti gjatë dekadave ka pasur vetëm një synim, t’i shërbejë Kosovës në çdo detyrë që i është besuar.
“Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë”, ka deklaruar Hamza.
Në fund të postimit, ai i ka uruar mirëseardhje Dërgutit në Partia Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, Dërguti ka qen pjese e Vetëvendosjes dhe PSD-së.