AKB: Bizneset dhe ekonomia nuk mund të përballojnë një tjetër krizë politike

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se sot se bllokimi institucional që po ndodh sot rrezikon ta fusë vendin në një krizë të thellë dhe në zgjedhje të reja, gjë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe ekonominë.

AKB në një reagim thekson se bizneset dhe ekonomia nuk mund të përballojnë një tjetër krizë politike dhe një tjetër periudhë të gjatë pa institucione funksionale.

“Kosova po hyn në një nga momentet më të rrezikshme politike që nga paslufta. Bllokimi institucional që po ndodh sot rrezikon ta fusë vendin në një krizë të thellë dhe në zgjedhje të reja, gjë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe ekonominë. Aleanca Kosovare e Bizneseve, paralajmëroj se bizneset dhe ekonomia nuk mund të përballojnë një tjetër krizë politike dhe një tjetër periudhë të gjatë pa institucione funksionale.

Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike. Vendi ka nevojë urgjente për përgjegjësi dhe vendime të mëdha shtetërore. Çdo vonesë po i kushton vendit me humbje investimesh, pasiguri ekonomike dhe bllokim zhvillimi”, thuhet në reagim.

AKB thekson se mesazhi po duket i qartë ose zgjidhje e menjëhershme politike, ose vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja me pasoja serioze për Kosovën.

Kosova meriton stabilitet dhe lidership, jo krizë të re politike tha Agim Shahini kryetar i AKB-së.