Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres në zyrat e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z. Hysni Gucati dhe delegacionin e tij. Tema e këtij takimi ishte më shumë se një diskutim – ishte një thirrje e ndërgjegjes sonë kolektive: Protesta gjithëpopullore e 7 gushtit kundër padrejtësive që po u bëhen çlirimtarëve tanë në Hagë.
AKB dhe komunitet i biznesit kosovar, që gjithmonë ka qenë në krah të atdheut, do ta mbështesë fuqishëm këtë protestë paqësore, sepse padrejtësia ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe shokëve të tyre është padrejtësi ndaj vetë historisë sonë dhe vetë lirisë sonë.
Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur ata që na sollën lirinë po trajtohen si fajtorë. Ne nuk mund të bëhemi shurdh ndaj dhimbjes së familjeve të tyre. Kjo nuk është vetëm betejë ligjore – është betejë për të vërtetën, për dinjitetin tonë kombëtar dhe për të ardhmen e drejtë të Kosovës.
Prandaj, AKB i bën thirrje të gjitha bizneseve, pronarëve, punëtorëve dhe qytetarëve të ndershëm të Kosovës që më 7 gusht të bashkohen me zemër dhe ndërgjegje të pastër në këtë protestë të drejtësisë.
Sepse kur padrejtësia bëhet ligj – rezistenca bëhet detyrë!
Sepse pa çlirimtarët – nuk do të kishim liri!
Sepse heshtja jonë sot, mund të jetë dënimi i nesërm i historisë!
AKB – Zëri i Biznesit, Zëri i Popullit!tha në fund Agim Shahini kryetar I AKB-ës.