Aksident në Sllatinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:25 në Sllatinë, në magjistalen Prishtinë – Pejë.

Dyshohet se një veturë e ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

“Dyshohet se një automjet si pasojë e mosmbajtjes së distancës e ka goditur një kamionetë, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore”.

Hoxha kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik.