Aksidenti në Kalimash: Vdesin dy kosovarë dhe lëndohen dy të tjerë

Dy kosovarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në tunelin e Kalimashit, që ndodhi pasditen e së mërkurës.

Viktimat janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, njofton policia e Kukësit.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkaq të lënduar nga ky aksident kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre nga Kosova.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.