Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të mbaj konferencë për media.
Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, Kurti do mbaj konferencë sot në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Nuk janë bërë të ditur arsyet e konferencës, mirëpo mund të ndërlidhet me situatën aktuale të ngërcit politik në vend.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. Ndërtesa e Qeverisë Koha: 15:00”, thuhet në njoftim.