Ambasadori i Kosovës jep lajme të mira nga Brukseli: Suksesi është i garantuar

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka postuar një fotografi të takimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Stabizilim Asociim.

“Me Raportin e Komisionit 2022 që vlerëson progresin e gjerë dhe të qëndrueshëm të bërë nga Kosova gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në Agjendën Evropiane, dhe me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e BE – suksesi është i garantuar”, ka shkruar ai në Twitter.

“Diskutim i mirë dhe i sinqertë me delegacionin për marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën para takimit të 9-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë (KSA), që do të mbahet më 3-4 nëntor 2022 në Prishtinë”.

Kujtojmë se sot çështja e liberalizimit të vizave është temë diskutimi në Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.