Apple zyrtarisht cakton datën e lansimit të iPhoneit të ri

Apple edhe zyrtarisht ka njoftuar se ngjarja e lansimit të produkteve të reja, përfshirë linjën e iPhone 15, do të mbahet më 12 shtator.

Gjiganti teknologjik ka publikuar posterin për ngjarjen dhe në të ka shfaqur ngjyrat e shumëpërfolura të linjës së iPhone 15.

Image

Çka pritet të sjellë kjo ngjarje:

  • iPhone 15
  • iPhone 15 Plus
  • iPhone 15 Pro
  • iPhone 15 Pro Max

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë veçoritë kryesore të iPhone 14, përfshirë çipin A16 dhe kamerë 48 megapikselë. Po ashtu do të përfshihen llojet e reja të ngjyrave e mbushja në formatin USB-C.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të përjetojnë më shumë ndryshime:

  • Çipin A17, procesori i parë trenanometërsh në telefon
  • Butonin që zëvendëson ndërprerësin e zërit
  • Kornizë titani, materiali që zëvendëson çelikun
  • Dizajn i rifreskuar me korniza më të holla e skaje të lakuara
  • Porti USB-C
  • Bateri të përmirësuar
  • Zoom më të mirë të kamerës
  • Ngjyrat e hirta dhe e kaltër e mbyllët që zëvendësojnë arin dhe vjollcën
  • Hapësirë më të madhe
  • Çmime prej 1099 dhe 1199 dollarësh

Po ashtu pritet të lansohen edhe dy ora të reja.

Ngjarja do të organizohet të martën e 12 shtatorit, në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë.