Arbnor Muja i bashkohet Antwerpit

Arbnor Muja edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën belge Antwerp të premten.

Sipas njoftimit të skuadrës belge, Muja ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

23-vjeçari do ta mbajë fanellën me numrin 11.

Anësori kosovar ishte pjesë e Dritës së fundmi.

Drita arriti marrëveshje me Antwerpin për shitjen e Mujës pas ndeshjes kualifikuese të rundit të dytë të Ligës së Konferencës.