Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.